Kronikë

FOTO/ Grupi “Avdylaj”, blindohen Krimet e Rënda


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:12 - 24/10/18 |
b.f

Ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për masat e sigurisë për të arrestuarit në operacionin masiv të policisë “Vol-Vo 4”.

Po kështu Krimet e Rënda do të vlerësojnë nëse është i rregullt arrestimi i dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në të njëjtën dosje janë edhe ish-policë, që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit, si dhe grupin “Avdylaj”.

Edhe pse me episode të veçuara, ajo që i bashkon të gjithë të arrestuarit e megaoperacionit “Vol-Vo 4” është “grupi i Shijakut”, që mban mbiemrin e fisit Avdylaj.

Në total janë prerë 44 masa arresti ndërsa janë ekzekutuar deri më tani 31 masa. Seanca për masat e sigurisë zhvillohet me dyer të mbyllura.

*Foto: përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda

Pas