Pulat që kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve janë groposur gjatë natës. Sikurse duket në fotot e mëposhme mijëra pula janë groposur larg zonave të banuara.
Sipas Tv klan.al mësohet se pulat janë groposur në Bashkinë e Shijakut. Raportohet se pas groposjes vendi është dezinfektuar me solucionet përkatëse për të shmangur çdo problem infeksioni.
Një ditë më parë autoritetet thanë se nuk ka vend për panik tek konsumatorët pasi gripi i shpendëve nuk transmetohet nga konsumimi i mishit dhe vezës, nëse këto të fundit gatuhen në temperatura mbi 75 gradë. Por gjithshtu ekspertët bënë thirrje që të shmanghen kontaktet me pulat e sëmura apo të ngordhura.