Turma grash të strukura në një bar janë duke bërë gati bomba molotov. Këto janë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse.
Mësuese, avokate dhe amvisa janë rrethuar me shishe qelqi, lecka dhe karburant. Ata thanë se po përpiqeshin të mos mendonin shumë për atë që po bënin në të vërtetë sepse, siç më tha një grua, ishte “shumë e frikshme”.
Por ata duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte.
Banorët e këtij qyteti po mobilizohen. Të gjithë thonë se asnjë nga at nuk e dëshironte ta bëte këtë gjë, por në këto momente ata nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm s etë mbrojnë veten dhe vendin e tyre./Opinion.al