Kreu i AK-së Kreshnik Spahiu u sulmua ditën e djeshme me grushte në çadrën e PD-së para Kryeminstrisë.
Për sulmin u arrestua Flamur Pirraçi, 34 vjeç i cili tha se Spahiu e kishte ofenduar.
Por duket se incidenti i dhunshëm brenda çadrës nuk u mbyll me grushtet e 34 vjeçarit.
Pasi qëlloi me grusht Spahiun, protestuesit dhe mbështetësit e Aleancës Kuqezi e kanë sulmuar 34-vjeçarin duke e goditur në fytyrë.
Foto e mëposhtme tregon momentet e para të shoqërimit nga policia të Flamur Pirraçit, të cilit i duken goditjet në fytyrë.