Shpallet fajtore nëna angleze për vrasjen e fëmijës së vet 21 muajsh.
Vendimi është marrë nga një gjykatë në Birmingem.
The Mirror ka publikuar foto që tregojnë lëndimet e tmerrshme që kjo nënë i kishte shkaktuar foshnjës së vet duke e shkelur më këmbë në gjoks.
Foshnja e quajtur Ayeeshia, ishte dëgjuar duke thënë “mjaft nënë, mjaftë baba” nga fqinjët, disa ditë para se ishte gjetur e vdekur.
Nëna e saj, Kathryn Smith, 23, vjeçare, është shpallur fajtore për vrasje dhe sjellje mizore ndaj fëmijës, edhe pse ajo mohoi të gjitha akuzat kundër saj.
Njerku i foshnjës, Mattheë Rigby, 22, vjeçar, është shpallur fajtor se ka shkaktuar apo lejuar vdekjen e bebes 21 muajsh.
Megjithatë, ai është liruar nga akuzat për vrasje dhe sjellje mizore ndaj fëmijës.
Vendimi për dënimin që këta dy të dënuar do ta vuajnë behët publik më vonë.