Rajoni

Foto/ Gazetari shqiptar surprizon Vuçiç, i bën dhuratën e pazakontë


               Publikuar në : 16:23 - 09/10/19 |
xhu lia

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është surprizuar nga gazetari shqiptar i Tv Klan Idro Seferi. Ky i fundit i ka dhuruar Vuçiç një fjalor shqip-serbisht dhe serbisht-shqip.

Më pas Presidenti serb ka ndarë në profilin e tij në Instagram të disa foto të kësaj dhurate. Kjo dhuratë e gazetarit shqiptar është bërë gjatë një interviste mes tyre dhe fjalorin Seferi e kishte blerë pas zhvendosjes  së tij në Beograd.

Krahas fotove në rrjete sociale Vuçiç ka shkruar:

“Ndoshta një pjesë do ta marrin si shaka, por kjo është një dhuratë e çmuar për mua dhe do të mësoj disa fjalë kur të kem kohë”,-ka përfunduar ai.

Ndërkohë në dedikimin që gazetari shqiptar i kishte bërë shkruhej: “Ekselencës së Tij, presidentit Alleksandar Vucic, fjalori im personal për një mirëkuptim më të mirë në të ardhmen se sa në të shkuarën.”

Arsyeja e bërjes së kësaj dhurate nga gazetari shqiptar ishte pasi në disa prej konferencave të Vuçiç, presidenti serb kur ka lexuar në shqip një pjesë të dokumenteve ka pyetur gazetarin nëse shqiptimi i tij është në rregull.

Ndërkohë gjatë intervistës Presidenti Serb është shprehur se dialogu me Kosovën është i rëndësishëm si dhe që kërkon një zgjidhje, por nëse jo atëherë realiteti i marrëdhënieve është kështu siç është.

Pas