TIRANE- Përmes këtyre fotove shihet qartë gjithë vizita e John Kerry-t në Kryeministri, që nga pritja e Bushatit, më tej, kryeministri Rama që del e takon në korridor dhe bën edhe “cicëronin”, duke shpjeguar gjithë domethënien e pikturave dhe sendeve që gjenden në këtë godinë. Më tej shohim shtërngim duarsh me ministrat: Tahiri, Kodheli dhe Manjani. Theksojmë se ministri i Drejtësisë është i vetmi përfaqësues i LSI që takoi Sekretarin amerikan të Shtetit. Nga socialistët që nuk janë pjesë e kabinetit vihe re, Pandeli Majko. Shihni galerinë e fotove, brenda Kryeministrisë. /Opinion.al/