Një zjarr masiv detyroi të gjithë popullsinë e qytetit perëndimor kanadez Fort McMurray të largohen nga banesat e tyre. Flakët tani po kërcënojnë aeroportin. Sakaq është urdhëruar evakuuimi i popullsisë në zonat përreth qytetit fatkeq. Është një zjarr i përmasave të jashtëzakonshme siç e dëshmojnë edhe fotot. Zjarri më i madh i rënë ndonjë herë në një zonë urbane.