Një kirurg plastik e ka bërë bashkëshorten e tij si të re pas lindjes së dy fëmijëve.
47-vjeçari Phillip Craft, i cili ka një klinikë private në Miami të Shteteve të Bashkuara, thotë se i ka dhënë gruas së tij, 43-vjeçares Anna, trupin perfekt falë ndërhyrjeve që i ka bërë përgjatë viteve.
Gjatë martesës së saj 21-vjeçare me Phillip, kjo grua ka bërë operacion gjoksin, të pasmet, belin dhe barkun, pa përmendur edhe shumë ndërhyrje të tjera të vogla.
Edhe pse fillimisht nuk e pranoi kërkesën e burrit të saj për operacione plastike, ajo ndryshoi mendje kur i ndryshoi edhe trupi pas lindjes së dy djemve, transmeton mapo.
“Burri im adhuron që të ridizenjojë makinat e tij dhe mobiljet, por më shumë adhuron të më ridizenjojë mua. Unë jam reklama më e mirë e aftësive të tij si kirurg plastik”,- shprehet Anna.