Ajo është një këngëtare, modele, mentore dhe së fundmi do të bëhet edhe prezantuese e “American’s Next Top Model”. Bëhet fjalë për Rita Orën e cila është shfaqur në kopertinën e fundit të revistës “Paper” më një stil shumë të veçantë. Në brendësi të numrit të revistës Rita ka folur me eksperiencën e re që e pret në televizion dhe faktin se ka mbështetjen e gjithë shqiptarëve.
“Ishte aq e pabesueshme të isha në Vatikan. Të jem shqiptare si Nënë Tereza dhe të kem mbështetjen nga vendi im është vërtetë e veçantë”, ka thënë Rita, e cila atë ditë ishte e veshur me një fustan elegant të zi.