Ka nisur manifestimi i thirrur nga Presidenti, Ilir Meta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Nga pamjet e transmetuara në media, shihen disa grupime qytetarësh, si banorët e Astirit, Aleanca për Teatrin, gjimnazistë, studentët e mjekësisë, banorë nga diaspora, mbështetës të opozitës e të tjerë.
Shumë prej tyre mbajnë në duar flamuj, ashtu siç ishte kërkuar dhe nga kreu i shtetit, por nuk kanë munguar as pankartat me batuta pikante.