Ajo është një prej modeleve më të kërkuara dhe të pëlqyera të momentit.
Gigi Hadid së fundmi ka qenë personazh i revistës së njohur ‘Allure’ për të cilën ka pozuar nudo.
Nën objektivin e aparatit fotografik të Patrick Demarchelier, Gigi shfaqet tepër tërheqëse.
Ndërsa, në kopertinën e revistës, Gigi është shfaqur e mbuluar me një fustan rozë dantelle transparent.
21 vjeçarja vazhdon të jetë në një lidhje me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik, ndërkohë që në 5 dhjetor ajo do të jetë një prej modeleve që do të sfilojnë në pasarelën e Victoria’s Secret.