E veshur me një xhaketë lëkure dhe një make up të gati të përsosur, në daljen e saj të fundit, Madonna është duket sa gjysma e moshës së saj reale. Të paktën në pamje të parë.
Këtë fundjavë ajo ishte në New York ku ndoqi nga afër ndeshjen e kampionatit të UFC. 58 vjeçarja mund të përpiqet të fshehë moshën më anë të ndërhyrjeve plastike dhe me veshjen rinore,megjithatë ka diçka në trupin e saj që dëshmon efektin e kalimit të viteve. Ato janë pikërisht duart e saj, të cilat në fotografitë e publikuara duken tepër të rrudhosura.
Në fund të fundit as Madonna nuk është imune ndaj efektit të kalimit të viteve dhe plakjes.