Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto-galeri/ Burgu i Spaçit, kujtesa e shitur për skrap

2016/10/25 at 5:58 PM
në Aktualitet, Galeri, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto-galeri/ Burgu i Spaçit, kujtesa e shitur për skrap

Rënojat e “Aushvicit” shqiptar në Ditën e kujtesës së krimeve të komunizmit


Rruga nis përmes Mirditës, luginës së Fanit, ecën disa orë dhe të shfaqet Repsi. Përmes maleve në të majtë merr rruga përgjatë përroit të Seftës për të mbërritur në Spaç. Është një luginë që rrethohet nga male të larta, një sipërfaqe e kufizuar, atje ku shtrihej burgu i Spaçit.

Mbi 1000 burra të burgosur në atë luginë skëterre kishin qiellin të vetmen pamje për të shijuar ato pak dekika pa hekura, kur përshkonin rrugën që i çonte tek miniera e vdekjes, për të nxjerrë bakër dhe pirit të zi. Dikur kishte tela me gjemba, mure që garantonin sigurinë e lartë, vagona të minierës, biruca, vendi ku torturoheshin “armiqtë”. Tani nuk ka më asgjë, as tela as hekura, as vagona. Asgjë. Burgu i Spaçit është shitur për skrap.

Në vitin 1967, xhelatët komunistë Mehmet Shehu e Enver Hoxha, e kishin projektuar atë vend si më të përshtashmin për të çfarosur armiqtë e partisë.  Larg syve të gjithkujt, larg botës e po kaq larg është sot edhe kujtesa për ta. Sepse, pasardhësit e Mehmet Shehut e Enver Hoxhës në krye të shtetit shqiptar i kanë lënë ata aq të largët në kujtesën e Shqipërisë.

Drama e 1000 burrave që vuajtën çnjerëzisht në Burgun e Spaçit nuk do të mund të përjetësohet në kujtesën tonë kurrë. Burgu i Spaçit është shkatërruar, është kthyer në rrënojë. Ulërimat mbytëse të historisë tonë komuniste nuk do të mund të imagjinohen, duke e parë burgun e Spaçit. Ndoshta të tillë e duam ne shqiptarët të shkuarën tonë të shkatërruar, të rrënuar, pa asnjë gjurmë. Me sa duket ne nuk duam t’i dëgjojmë ato piskama të tmerrshme të atyre 1000 burrave që simbolizojnë dhunën komuniste mbi popullin shqiptar. Koha ka treguar se ne kemi frikë të përballemi me të shkuarën.

Në vitin 2013, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, qeveria Berisha vendosi që burgun e Spaçit ta kthejë në muze. Por në fakt, nuk pati asnjë hap në këtë drejtim. As nga qeveria pasardhëse, ajo e sotmja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në vitin 2015, burgu i Spaçit është përfshirë në listën e vendeve të rrezikuara nga Fondi Botëror i Monumenteve, një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore. Kjo organizatë i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të marrë menjëherë masa për ta ruajtur burgun e Spaçit.

Është burgu më i tmerrshëm i regjimit komunist në Shqipëri ku humbur jetën shumë të dënuar politikë. Në atë burg vuajtën dënimin përmes torturave çnjerëzore ata që cilësoheshin si kundërshtarët më të ashpër të pushtetit të atëhershëm të diktatorit Enver Hoxha.

Sot, burgu i Spaçit është një rrënojë pa shenjat, me të cilat identifikohej regjimi komunist.  Hekurat e asaj ndërtesë janë vjedhur për t’u shitur për skrap. Askush nuk shqetësohet nga kjo gjë. Nuk u shqetësua Berisha e as nuk shqetësohet Rama. Zhdukja e atij burgu është zhdukje e një cope të madhe të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Jemi në “Ditët e kujtesës së krimeve të komunizmit”. Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, tha dje se krimet gjatë diktaturës komuniste meritojnë njohje të plotë. Diplomatja e BE kërkoi drejtësi për krimet e komunizmit, kur theksoi se këto janë çështje të drejtësisë në tranzicion. “Krimet gjatë diktaturës meritojnë njohje të plotë. Nuk ka drejtësi pa të vërtetën dhe pa fakte”, tha Vlahutin.

Sa për drejtësinë që përmend zonja Vllahutin për krimet e  komunizmit, duket shumë vonë. Kanë kaluar 26 vjet. Këtë vonesë e projektuan bashkë me trashëgimtarët e komunizmit, (me apo pa dashje), pararendësit e ambasadores që erdhën në Shqipëri qysh në vitin 1990.

Spaçi, Qafë Bari, Burreli, Këneta e Maliqit, kampi i nternimit në Tepelenë, Turan, Berat, Kuçovë, Porto-Palermo, Shtyllas, Savër, Gradishtë, Grabjan, Çermë, janë tashmë veçse një vegim i largët i diktaturës së hekurt që ndërtoi Enver Hoxha, janë ndryshk  në “skrapin” që projektoi Nano, Berisha, Rama e të ngjashmit e tyre,  në 26 vite.

Shiheni Spaçin përmes fotografive të 27.al

Etiketa: burgu i spacit


Ju sugjerojmë

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

11 Korrik, 2025 6:56 pm
Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend
Aktualitet

Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend

11 Korrik, 2025 6:38 pm
Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit
Aktualitet

Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FSHN drejt Thethit

11 Korrik, 2025 4:57 pm
Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri
Aktualitet

Dimal/ Zjarr në fshatin Malas-Bregas, shkrumbohen qindra pemë ulliri

11 Korrik, 2025 4:39 pm
Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia
Aktualitet

Çfarë ndodhi në Theth? Reagon policia

11 Korrik, 2025 4:37 pm
Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…
Aktualitet

Revoltë në Theth ndaj prishjes së ndërtimeve, qytetarët gjuajnë me molotov kundër…

11 Korrik, 2025 4:31 pm
Para
E konfirmuar nga NASA: Toka në Nëntor do jetë 15 ditë në errësirë totale

E konfirmuar nga NASA: Toka në Nëntor do jetë 15 ditë në errësirë totale

Gjykata Kushtetuese në ngërç institucional, zbardhet teksti i dorëheqjes së Sokol Berberit

Gjykata Kushtetuese në ngërç institucional, zbardhet teksti i dorëheqjes së Sokol Berberit

Video-Fakti interesant/ Pse zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen gjithnjë të martën e Nëntorit?

Video-Fakti interesant/ Pse zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen gjithnjë të martën e Nëntorit?
















TE FUNDIT

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
11 Korrik, 2025

Migrimi drejt Bashkimit Evropian e ka ngritur popullsinë e saj në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorë vitin e...

Lexo më shumë

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
11 Korrik, 2025

Dy oficerë të Policisë së Shtetit Shqiptar do të angazhohen në shërbimet e rendit dhe sigurisë publike gjatë festivalit të...

Lexo më shumë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
11 Korrik, 2025

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 30-vjetorin e masakrës që...

Lexo më shumë

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
11 Korrik, 2025

Mjekët pa Kufij kanë paralajmëruar se popullsia në Rripin e Gazës, që po përjeton luftime të rënda, po vuan gjithnjë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com