Britanikët kanë festuar mbrëmjen e kaluar daljen nga Bashkimi Evropian, duke marshuar në rrugë me flamujt e Britanisë së Madhe si dhe duke mbushur plot lokalet e natës dhe sheshet kryesore të qyteteve.
Momenti historik ndodhi në orën 23:00 të 31 janarit dhe u shënua me festime, të cilat u përhapën nga Londra deri në Gllasgou të Skocisë.
Britania e Madhe u shkëput zyrtarisht nga Bashkimi Europian, pas 47 vitesh anëtarësim dhe më shumë se 3 vjet pasi votoi pro Brexit në një referendum mbarëkombëtar./Opinion.al