Vëmendja e shtuar se si qëndroni do t’ua lehtësojë jetën.
Zakonisht njerëzit thonë se janë në dijeni se çfarë është mirë e çfarë jo…Mirëpo, prapë vazhdojnë ta dëmtojnë shëndetin duke mos qëndruar drejtë.
Ekzistojnë pesë rregulla të cilat do të mjaftonin nëse i përmbaheni dhe nuk do të ankoheni më pë dhimbje shpine apo të “vraponi” pas barnave farmaceutike.
Mbajtja e çantës –
Asnjëherë mos e mbani çantë vetëm në një krah, pasi që kjo mund t’ua dëmtojë shtyllën kurrizore.
Gjatë ngasjes së makinës-
Rregullojeni karrigen ashtu siç të përshtatet për të qëndruar drejt.
Përdorimi i telefonit –
Asnjëherë mos e kërrusni kokën duke punuar në telefon mjafton të afroni telefonin më afër syve.
Ngritja e peshës-
Fillimisht duhet të kërrusen grunjtë, duke e mbajtur shpinën drejt, pastaj të ngritet pesha.
Qëndrimi para kompjuterit-
Nëse nuk e përshtatin karrigen duke mos i kushtuar vëmendje qëndrimit, atëherë do të keni pasoja. Mirëpo, rregull është që së pari ta përshtatni karrigen ngjashëm sikur jeni duke vozitur.