Veliaj ka njoftuar se nga sot ish ndërtesa “Lulëkuqet mbi Mure” do të presë dhjetra konviktorë pas përfundimit të rikonstruksionit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka saktësuar se nuk do të lejojë më zaptimin e konvikteve. Megjithatë jo gjithçka duket se ka shkuar sipas planit.
Në fotot e publikuara nga vetë ai, vihet re “gafa” e rikonstruktorëve dhe Veliajt. Çdo gjë në rregull deri në momentin kur shikon krevatet të tipit marinarë që nuk kanë asnjë lloj shkalle në krahë.
Kjo do të thotë se studentëve do ju duhet të ngjiten në katin e dytë të krevatit me mjete rrethanore apo me ndihmën e njëri-tjetrit.