Françeska Jaçe dhe Zaimina Vasjari janë nisur drej një destinacioni që kushdo do donte të udhëtonte të paktën një here në jetë. Bëhet fjalë për në Dubai, nga ku dy vajzat kanë shpërndarë foto dhe video. Ndërkohë që në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie të madhe, Françeksa dhe Zaimina po bëjnë plazh dhe po shijojnë vendin. Për njërën prej tyre e dimë që është këngëtare, madje kohët e fundit ka hapur një biznes privat me rroba, por Françi me çfarë merret përveçse është fotomodele? Me çfarëdo që ajo merret, me siguri paguhet mirë, pasi pushime të tilla kanë nevojë edhe për një buxhet të mirë…