Këngëtarja Evi Reçi ka publikuar një postim në rrjete sociale ku tregon se ka nisur një aventurë të re mediatike në redaksinë e gazetës së njohur dhe prestigjioze italiane “La Repubblica”.
Pas eksperiencës së saj në radio me emisionin e saj duket se këtë herë Evi do të provojë edhe shtypin e shkruar. Nuk dihet nëse ky angazhim i ri do t’a shkëpusë edhe më shumë Reçin nga muzika, por e sigurt është që ajo për një kohë do i përkushtohet punës së re.