Ditën e djeshme motra e Nora dhe Era Istrefit, Nita, ka festuar ditëlindjen e saj. Kjo festë ka përkuar me një periudhë angazhimesh profesionale nga ana e këngëtareve, pasi dihet tashmë se Era është duke punuar për publikimin e radhës.
Megjithatë kjo nuk e justifikon mos dhënien e një dhurate për motrën, qoftë diçka simbolike.
Për këtë arsye Era ka vendosur që këtë vit ti dhurojë motrës një tufë me “lejla”, siç thotë dhe Elvana Gjata.
Vajza e vogël e familjes Istrefi ka publikuar në Snapchat një foto ku shihen 7 500-eurosha, të cilat ia ka dhënë Nitës.
Era ka shpjeguar se kjo nuk ishte zgjedhja e saj e parë, por në Prishtinë nuk ka dyqane të markave të shtrenjta, për këtë më mirë lekë “cash”.