Një foto e jashtëzakonshme është shkrepur në Gjermani. Ndërkohë që gjithë kontinenti i Evropës është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, shumë lumenj dhe liqene kanë ngrirë në sipërfaqe.
Një dhelpër ka ngrirë në ujërat e lumit Danub ku ishte rrëzuar një javë më parë, në datën 9 janar.
Ajo është gjetur dhe nxjerr katër ditë më vonë, ndërsa skena sa e dhimbshme dhe qesharake të kujton pjesë nga filmi “Epoka e Akullnajave”.
#bestcarcass: Fox fell in danube river – hunter cut him out of ice https://t.co/fr1dqNpVkx [Full Video] pic.twitter.com/6DDPxEEklg
— Yannick Dillinger (@ydillinger) January 13, 2017