Që pas largimit nga “Portokalli”, Eneda Tarifa është fokusuar në karrierën e saj si këngëtare. Pjesë e saj janë edhe performancat skenike, në të cilat ajo duhet të jetë tepër e kuruar.
Për këtë Eneda i ka kushtuar pak kohë trajtimit të flokëve. Ajo ka vendosur të provojë këtë herë një stil të ri, që mesa duket i shkon shumë.
Thuhet se gratë kur ndryshojnë modelin e flokëve kanë ndryshuar edhe faqe në jetën e tyre, gje e cila duhet të vlejë edhe për Enedën.