Rajoni

Foto-Emri/U ekzekutua mbrëmë në Athinë,zbardhet identiteti i biznesmenit shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 17/11/21 |
Opi Nion

Mediat greke shkruajnë se është zbardhur identiteti i shqiptarit që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Athinë. Sipas gazetës “To Vima”, viktima është shtetasi shqiptar me inicialet M.D, 37 vjeç, i cili u ekzekutua pranë biznesit të tij në lagjen “Nikea”.

Gjithashtu është bërë publike foto e viktimës. 37-vjeçari, pronar i një karburanti, u vra pikërisht në biznesin e tij, kur persona të armatosur hapën zjarr nga një makinë në lëvizje. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë biznesmeni 37-vjeçar shqiptar M.D. si dhe u plagos një tjetër shqiptar, i cili u dërgua në spital.

Sipas të përditshme greke, 37-vjeçari ka qenë person i skeduar edhe më parë nga policia e Athinës. Më 14 shkurt të vitit 2010, M.D. u akuzua për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar në atë kohë.

“To Vima” raporton gjithashtu se 37-vjeçari që u ekzekutua të martën (16 Nëntor 2021) ka qenë i arrestuar edhe për trafik kokaine.

Policia greke po heton që vrasja e biznesmenit mund të ketë lidhje pikërisht me konflikte të 37-vjeçarit, edhe pse për momentin nuk ka asnjë provë konkrete.

Pas