Bota

Foto-Emri/ Kush është gazetari amerikan që u vra nga trupat ruse në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 13/03/22 |
Opi Nion

Brent Renaud, një gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, puna e të cilit është shfaqur në Neë York Times dhe media të tjera, është vrarë nga forcat ruse në qytetin e Irpin jashtë Kievit, ndërsa fotografi amerikan Juan Arredondo ka mbetur i plagosur.

Renaud, 51 vjeç, u godit në qafë dhe vdiq pasi ra nën breshërinë e armëve të trupave ruse ndërsa punonte në Irpin.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të policisë lokale dhe burimeve të shumta ukrainase.

Jane Ferguson, një reportere për PBS Newshour, e cila ishte afër kur Renaud u vra, shkroi në Twitter:

Sapo u largova nga vendi buzë rrugës pranë Irpin, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej nën një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë fazë”.

Ndërsa një oficer i policisë ukrainase i indinjuar ka thënë: “Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari”.

Pas