Një ndër lajmet më të komentuara mbrëmë ishte lidhja e re e prezantueses Elita Rudi me reperin Gjiko.
Fotografitë e shkrepura në aeroportin e Stambollit qarkulluan me shpejtësinë e dritës në të gjitha portalet tona. Por në llogaritë e tyre në Instagram e Facebook nuk reagoi asnjëra palë, edhe pse heshtjen po thyen Elita në profilin e saj në SnapChat.
Jo me ndonjë fjalë apo reagim për shkrimet por me një imazh ku shihet një trëndafil. Mesa duket çifti më i ri në showbizz e ka marr me shumë sportivitet ekspozimin e lidhjes së tyre.
Pritet në ditët në vijim nëse Elita apo Gjiko do të reagojnë në mediat sociale me një deklaratë ose gjithë ekskluzivitetin prezantuesja po e ruan për emisionin e saj.