Një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri është ekstraduar sot nga Viena.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin, Viktor Pelivani nga Fieri. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me burgim të përjetshëm në maj të këtij viti.
Në gusht të vitit 1999 ky person sëbashku me dy shtetas të tjerë ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e shtetasit B. D., duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij N. D.
Ai i kishte shpëtuar drejtësisë Shqiptare, por tashmë pas 20 vitesh është kapur për të vuajtur dënimin. Ndalimi i tij u bë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Viena.
Policia e konsideronte Pelivanin person me rrezikshmëri të lartë. /Opinion.al