Qytetarë dhe përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave kanë nisur sot protestën e paralajmëruar. Ata u mblodhën tek Parku “Rinia” për të vazhduar protestën kundër ligjit të miratuar në Kuvend drejt Kryeministrisë.
Pjesë e protestës paqësore është bërë edhe prezantuesi i emisionit STOP, Gent Zenelaj. Ai i është bashkuar turmës më kartonin e tij të kuq në dorë për të protestuar kundër ligjit ligjit të importimit të mbetjeve.