Meka, vendi i pelegrinëve myslimanë së shpejti hap hotelin më të madh në botë me 10.000 dhoma dhe 70 restorante.
Hoteli “Abraj Kudai”, i cili për momentin është duke u ndërtuar hapet në 2017. Ai përbëhet nga 12 kulla me nga 30 deri në 48 kate.
Hoteli do të ketë 70 restorante të ndryshme, një qendër të madhe tregtare, një stacion autobusi, sallën për konferenca dhe një sallë vallëzimi luksoze.
Duke e përshkruar këtë hotel “historik”, Dar Al Handasah – kompania ndërkombëtare në krye të projektit – ka thënë se hoteli “Abraj Kudaj” ka madhësi, lartësi, lokacion dhe pamje madhështore të pakrahasueshme.
Megjithatë, ndërtimi i këtij hoteli gjigant do të rezultojë edhe në një çmim gjigant po ashtu, pasi kostoja e përgjithshme e projektit pritet të jetë 3.5 miliardë dollarë.