Askush nuk besonte se ekzistonte, por xhiroja e Tiranës së viteve ’70 – ’80 – të për fat është fiksuar në celuloidë. Një reporter i huaj ka bërë një foto të saj në vitin 1989 dhe i ka botuar në një speciale për Shqipërinë në revistën “National Geographic” më 1990. Fotoja tregon njerëzit që lëvizin, disa mijëra vetë. Xhiroja e famshme ishte eventi më i rëndësishëm i jetës në kryeqytetin shqiptar për disa dekada nga fundi i viteve ’50 deri në fund të viteve ’80. Në një qytet ku kishte vetëm 6 kafene, ecja në bulevard shërbente edhe si modë, edhe si vend takimi edhe si jetë sociale.
Xhiroja ishte e pranishme gjatë gjithë vitit, por ajo merrte shumë vlerë në pranverë dhe në vjeshtë. Zakonisht njerëzit ecnin nga Galeria Kombëtare e arteve deri tek univesiteti. Në një drejtim ata që shkonin dhe në drejtimin tjetër ata që ktheheshin. Disa persona qëndronin në bordurën e Parkut Rinia, sidomos të rinjtë. Xhiroja e Bulevardit ishte me rinore dhe më trend.
Ndërkohë që zyrtarët zakonisht shëtisnin në atë që quhej Bulevardi Stalin në drejtim të stacionit të trenit.
Shkruaj nje koment
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
eri plako o ai qe do ja ndryshoj fytynen ktij qytet……e pas nja 10 vjetesh do ja ndryshoj fytyren kesaj shqiperie…..
Te gjitheve na mungon xhiro e ”famshme” e bulevardit. Une do doja te rikthehej prap te pakten per periudhen e veres qershor gusht. Na mbyten makinat
Kush asht ky Eri? Ndonje supermen, me siguri. Ehhh, thuj. Kur varen shpresat tek nje spurdhjaks per ndonje cudi te radhes …
mesoni te shkruani gjuhen tuaj me perpara pastaj tregoni mallin qe keni per te kaluaren…. gjuha shqipe ka plot fjale pse ti merrni keto nga gjuhe te tjera… turp per ju gazetar, nese mund te quheni akoma te tille
sa i mungon kjo xhiro tiranes se mjeruar nga dora e te gjithe kryetareve te bashkise….shpresojm te eri te na i ktheje serish!