Teksa jemi në pritje të verës, një mot i pazakontë për muajin maj ka përfshirë qytetin e Shkodrës.
Qyteti Veriperëndimor është përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura, shiu shoqëruar me breshër dhe me shtrëngata të cilat kanë zbardhur vendin.
Ndërkohë mësohet se kushtet atmosferike kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Në mëngjes banorët kanë parë se rrugët e qytetit janë zbardhur njësoj si të kishte rënë dëborë. Raportohet po ashtu se breshëri ka shkaktuar dëme tek bimët./Opinion.al