Kronikë

Foto- Dy motra u përfshinë në aksident, njëra humbi jetën tjetra në spital


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:45 - 13/09/20 |
Opi Nion

Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Elbasan-Tiranë, rezultoi fatal për dy vajza që humbën jetën, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u godit nga një tjetër automjet.

Sipas detajeve të deritanishme, drejtuesi i Mercedesit që përplasi mjetin tip Volksvagen Polo të vajzave, rezultoi i dehur.

58 vjeçari Behar Pema drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve që me sharrë elektrike kanë prerë mjetin dhe janë dashur plot 30 minuta për të nxjerrë prej aty të 4 vajzat e mbetura në makinë. Ato kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e Elbasanit, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën në spital.

Lusinda Garunja

Viktimat e ngjarjes së rëndë ishin dy vajza të reja, të identifikuara si Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, nga Shkodra.

Ndërkohë, motra e njërës prej viktimave Nervida Garunja dhe drejtuesja e mjetit Denisa Dibra, ndodhen në spital në gjendje të rëndë./Opinion.al

Nervida Garunja

 

Pas