InstaBIZ

Foto/ Dua Lipa bën veprimin e papritur


               Publikuar në : 11:46 - 14/10/19 |
xhu lia

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i ka habitur ndjekësit e saj në Instagram me veprimin e saj të fundit.

Ajo ka fshirë çdo postim të saj në këtë rrjet social, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë kishte publikuar një foto ku shkruante “Shihemi së shpejti”.

Madje as në foton e profilit në Instagram nuk shfaqet portreti i saj. Nuk dihet përse Dua ka ndërmarrë këtë veprim duke patur parasysh që në këtë rrjet social ajo ka pasqyruar çdo aktivitet të saj si profesional ashtu edhe personal.

Mediat e huaja kanë aluduar se Dua është duke bërë një ndryshim në jetën e saj profesionale dhe që së shpejti ajo do të zbulojë çdo gjë./Opinion.al/

Pas