Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FOTO/ “Do t’ju vrasim e presim”, sherri Avdylajve me policët në burg

2020/05/30 at 1:07 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ “Do t’ju vrasim e presim”, sherri Avdylajve me policët në burg

Konflikti mes pjestarëve të grupit “Avdylaj” dhe forcave të policisë në burgun “313” është shoqëruar me kërcënime me jetë ndaj këtyre të fundit.


Gazetarja Klodiana Lala raporton se anëtarët e grupit që akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, kanë kërcënuar drejpërdrejtë policët e burgut.

Gjithçka ka nisur nga kontrolli i ushtruar në qelinë ku qëndronin Altin Avdylaj, i njohur si Niçja, Astrit Avdylaj, Saimir Gjepali dhe italiani Giovanni Di Cosimo, i cili konsiderohet si pacienti 0 me COVID-19 në burgun “313”.  Ata nuk e kanë pritur mirë kontrollin, pasi si rezultat iu gjet që qeli një aparat celular.

Gjatë këtij momenti  të paraburgosurit, sipas dosjes gjyqsore, kanë kundërshtuar me forcë policinë.

“A e dini se kush jemi ne o spiuna…Nuk bir kurve që të më prangosë mua. Do të keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje. Ka për t’ju q* robt, do t’ju zhduk, e degjeneru o legena. Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni…Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju’. A më njeh, e di kush jam? Do të keni probleme, ne ju njohim. Jua dimë shtëpitë ku banoni. Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto. Të njohim mirë ty, o Shpëtim!! Ç’të duhet ty me na kontrollu? Kush e paska dhënë këtë urdhër? Ke për shiku këtë punë, se cfarë kemi për të bërë. Të njohim, do të vrasim, do të qërojmë, do të heqim qafe. Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”, janë disa nga kërcënimet ndaj policëve në burgun e sigurusë së lartë.

Në dosjen gjyqsore thuhet se askush nuk mori përsipër të thoshte se kujt i përkiste celulari por u pretendua se ai mbahej nga pastruesi i qelisë. Saimir Gjipali ka këmbënugulur që të thirret pastruesi që të marrë përsipër autorsinë e celularit por është ndaluar.

Gjithashtu në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t’u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje ‘kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit’.

Ligji për të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve parashikon në nenin 55, që drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në raste nevoje urgjente urdhëron drejtpërdrejt për kalimin e përkohshëm të të paraburgosurve dhe të dënuarve që rrezikojnë sigurinë ose prishin rregullin ne instiotucion, në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, duke vënë menjëherë në dijeni për këtë prokurorin, i cili brenda 24 orëve, i paraqet kërkesën gjykatës, e cila me vendim konfirmon ose anulon masën e përkohshme.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili vendosi që të mbyllë në izolim për 3 muaj pjesëtarët e grupit Avdylaj dhe 1 muaj shtetasin Italian. Ai e dërgoi dosjen gjyqsore tek prokurorja Elizabeta Imeraj që ajo t’ja paraqiste gjykatës për të konfirmuar ose jo masën. Në dijeni të kësaj dosjeje është vënë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Dje, Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë masën e izolimit për të paraburgosurit. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Para
Bardhi thirrje mbështetësve të PD: Bashkohuni në manifestimin e 2 marsit

Bardhi-Ramës: QSUT vatër infeksioni, tmerrohesh nga bashkimi i shqiptarëve

Kokainë dhe fara kanabisi, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia "korrigjon gabimin", ndryshon vendimi për lëvizjen e makinave

Kulla 25 kate në qendër të Tiranës, PD denoncon kush fshihet pas saj

Kulla 25 kate në qendër të Tiranës, PD denoncon kush fshihet pas saj
















TE FUNDIT

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com