Aktualitet

Foto/Dje Bajram Begaj u zgjodh president, por kush do të jetë Zonja e Parë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 05/06/22 |
Opi Nion

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me 78 vota Presidentin e Republikës, Bajram Begajn.

Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, ditën që presidentit aktual Ilir Meta të dorëzojë mandatin.

Por me Begajn president, vendi do të ketë edhe një Zonjë të Parë.

Shqipëria do të ketë një “Zonjë të Parë” pas 5 vitesh, pasi zonja Monika Kryemadhi nuk e pranoi titullin honorifik pasi mori kryesimin e LSI-së.

Por, kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë?

Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj.

Mësohet se ajo është lindur në vitin 1968, ajo ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Familja e re presidenciale përbëhet nga katër anëtarë, ku veç Presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj dhe bashkëshortes së tij, Armanda janë edhe dy djemtë./Opinion.al

Pas