Djali i multimiliarderit dhe filantropit amerikan, George Soros, Alexander, vazhdon vizitën në Tiranë që prej ditës së djeshme.
Sot ai ka postuar të tjera momente të bukura që po kalon në vendin tonë, në profilin e tij në Instagram. Duket se Sheshi Skenderbej dhe Pazari i Ri i kanë lënë më së shumti mbresa.
Ai vetë ka postuar video në shoqërinë e n/kryetarit të bashkisë, Arbi Mazniku duke drekuar tek një nga restorantet e Tiranës. Por enigmë mbeten gjithashtu një takim i mundshëm me Kryeministrin Rama dhe personalitete të tjera të politikës dhe mbi të gjitha: Cili është qëllimi i kësaj vizite?!