Djali më i vogël i këngëtarit Michael Bublé është diagnostifikuar me kancer.
41 vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, 29 vjeç e kanë bërë publik lajmin përmen një deklarate në profilin e modeles në Facebook.
“Jemi të shkatëruar nga diagnostifikimi i djalit tonë në vogël, Noah, me kancer. Ai aktualisht është duke marr mjekimin e nevojshëm në Shtetet e Bashkuara”.
“Ne gjithnjë kemi folur për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë, për këtë arsye do të largohemi pak jeta profesionale për ti qëndruar pranë atij gjatë kësaj kohë.”- ka shkruar këngëtari, përcjell opinion.al.
“Gjatë kësaj kohe të vështirë ju kërkojmë të luteni për të dhe të respektoni privatësinë tonë”- ka përfunduar autori i shumë hiteve./opinion.al