Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka nisur sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Një moment pikant është kapur gjatë kohës kur kandidatët për kryetarë bashkie kishin planifikuar për të mbajtur fjalën e tyre në podiumin e ngritur në stadiumin “Air Albania”.
Duket se ish-kryeministri Sali Berisha është bezdisur nga dielli.
Ka qenë truproja e tij që i ka “bërë hije” duke përdorur pankartën e koalicionit për të ndihmuar kryedemokratin.