Situata e jashtëzakonshme në zonën e Kasharit si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura ka detyruar OSHEE të stakojë energjinë në këtë nënstacion.
Sikurse shihet edhe nga fotot e mbërritura në Opinion.al kabllot kanë përfunduar nën ujë. Situata eshte vleresuar maksimalisht nga ministri Gjinkuri, i cili ndodhet në zonë dhe e ka konsideruar këtë gjendje të jashtëzakonshme.
“Një situatë e jashtëzakonshme, përmbytje shumë të mëdha për shkak të reshjeve dhe përqendrimit të ujit”, u shpreh ministri.
Gjiknuri ka shtuar se fatmirësisht nuk ka rreziqe për jetë njerëzish dhe situata po ndiqet hap pas hapi.