Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, sot, ka publikuar një foto ku tregohet trupa gjykuese që dënoi me vdekje 16 deputetët opozitarë që dolën nga zgjedhjet e Asamblesë së Përgjithshme të 2 Dhjetorit 1945.
Përmes rrejtit social Facebook, Dervishi publikon foton e trupës gjykuese të procesit të parë që u zhvillua në datat 4-27 shtator në Tiranë.
Sipas tij, në qendër të fotos është kryetari major Niko Ceta me profesion furrxhi, anash tij kapiteni i I-rë Nexhat Hyseni dhe kapiteni i II-të Mustafa Iljazi.
Regjimi i Enver Hoxhës, 70 vjet më parë, pushkatoi 16 deputetë opozitarë që dolën nga zgjedhjet e Asamblesë së Përgjithshme të 2 Dhjetorit 1945.
Pushkatimi i tyre erdhi pasi ai grup deputetësh mendonin ndryshe, nuk pranuan të pajtoheshin me komunizmin, si dhe me vdekjen e pluralizmit politik.
Kuvendi i Shqipërisë këtë datë, ditën e sotme, vendosi ta përkujtojë me një seancë kremoriale.