Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vladimir Kosta i nxjerr të palarat kolegut të LSI: Vëllezërit Spahiu “të marrkan gjak në vetull”

2017/04/09 at 9:05 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vladimir Kosta i nxjerr të palarat kolegut të LSI: Vëllezërit Spahiu “të marrkan gjak në vetull”

Mesazhe jo të zakonta të shkëmbyera mes kolegësh parlamentarë janë publikuar sot në FB e deputetit socialist Vladimir Kosta. është një bisedë e këtij të fundit me kolegun e LSI-së Përparim Spahiu, të cilën Kosta ka vendosur ta publikojë në mbështetje të opinionit të tij, kundër bashkëjetesës PS- LSI.


“Mendoni çfarë heqin socialistët e thjeshtë në zyrat e LSI? Çfarë borxhi u kanë socialistët këtyre të LSI të sillën në këtë mënyrë? Ka raste pa fund se si socialistëve u përplasen në fytyrë zyrat e shtetit nga drejtuesit e LSI. Kjo është bashkëjetesa e mes PS dhe LSI? Për këtë duhet tu jemi mirënjohës këtyre të LSI?”, shkruan Kosta në faqen e tij në FB, në një postim që po e sjellim të plotë si më poshtë, bashkë me fotot e mesazheve:

Postimi i plotë i deputetit Vladimir Kosta

 

Të nderuar miq socialistë!

Në emisionin e së enjtes, “Të PaEkspozuarit” unë dhashë opinion tim lidhur me bashkëjetesën PS-LSI. Pas disa reagimeve që pati për qëndrimin tim ndaj aleancës me LSI, e ndjej të nevojshme të sqaroj të gjithë socialistët për arsyet se pse jam kategorik kundër këtij koalicioni.

Në intervistë thashë se bashkëqeverisja ka qenë armiqësore, sidomos mes radhëve të deputetëve të PS dhe LSI. Po ju sjell një rast për ta vërtetuar këtë që them dhe që lidhet pikërisht me deputetin Përparim Spahiu, i cili në emision tha se “PS duhet t’i jetë mirënjohëse LSI-së”?!!!!

I vëllai i deputetit të LSI është drejtor i përgjithshëm i DPSHTRR-së. I telefonova një ditë drejtorit që të pajisesha me një autorizim që vërtetonte se makina ime ishte me impiant gazi. Është një procedurë teknike e thjeshtë dhe brenda rregullave. Të nesërmen do bëja një rrugë të gjatë dhe doja që të mos kisha probleme në pikat kufitare.

Telefonata ime me drejtorin: Përshëndetje drejtor, jam Vladimir Kosta, më duhet një autorizim për një impiant gazi etj, etj,…

Përgjigja e drejtorit (siç duket nën efektin e alkoolit gjatë vaktit të drekës ishte): “Ik ër ti me gjithë autorizim…”. Nuk reagova, dëgjova të qeshurat e tyre në tavolinë dhe thashë se do jetë ndonjë keqkuptim!

Por realisht u shqetësova për këtë mënyrë komunikimi dhe fill pas kësaj fyerje mora në telefon të vëllanë, deputetin Përparim Spahiu. Duke menduar se jemi kolegë dhe për më tepër aleatë, i thashë edhe me pak humor: “O Rimi, more ky Ylli ka pirë!!!?”. Por në vend të një sqarimi normal, deputeti i LSI që duket se i di problemet e të vëllait për pijet alkoolike, mu kundërvu ashpër, me gjuhën e një rrugaçi duke më kërcënuar edhe në emër të dibranëve!!! Deri në atë moment dija që Dibra mbahet për njerëz me kulturë dhe intelektualë dhe jo për të fortë. Nuk e dija dhe që vëllezërit Spahiu “të marrkan gjak në vetull siç thotë populli!”.

Më duhet tu them sot vëllezërve Spahiu se nuk i marrë më në telefon… sepse mund të rastis që niveli i alkoolit të Drejtorit të jetë sërish i lartë dhe më pas do të më duhet të kërkoj mbrojtje nga shteti nga një drejtor i shtetit që gjithë kohës e gjen tapë.

Kur një deputet i PS merr këtë përgjigje, mendoni çfarë heqin socialistët e thjeshtë në zyrat e LSI? Çfarë borxhi u kanë socialistët këtyre të LSI të sillën në këtë mënyrë? Ka raste pa fund se si socialistëve u përplasen në fytyrë zyrat e shtetit nga drejtuesit e LSI. Kjo është bashkëjetesa e mes PS dhe LSI? Për këtë duhet tu jemi mirënjohës këtyre të LSI?

Përmenda një rast personal në marrëdhëniet mes aleatëve, sepse nuk dua të citoj emra socialistësh dhe qytetarësh që kanë pasur trajtim skandaloz nga zyrtarët e LSI. Ju garantoj se ka pa fund raste të tilla shumë herë më flagrante sesa kaq.

mesazhetmesazhet 1mesazhet 2

Etiketa: deputetiLSIpssherrVladimir Kosta


Ju sugjerojmë

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Para
Video/Vendi ku u vra ish-drejtori i policisë së Vlorës, qytetarët dëgjuan krismat 

Dinamika e ngjarjes/ Si u vra në pritë ish-drejtori i policisë

Bilanci/ Termeti dëmtoi disa shtëpi në Mirditë

Bilanci/ Termeti dëmtoi disa shtëpi në Mirditë

Pas sulmit në Stokholm, gjendet bombë në Oslo

Pas sulmit në Stokholm, gjendet bombë në Oslo
















TE FUNDIT

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
23 Shtator, 2025

Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
23 Shtator, 2025

Analisti Enton Abilekaj thotë se shkarkimi i Erion Veliajt është një vendim politik i PS. Në emisionin “Opinion”, Abilekaj i...

Lexo më shumë

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
23 Shtator, 2025

Analisti Baton Haxhiu ka folur në lidhje me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
23 Shtator, 2025

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com