Një pallat që po ndërtohet në kohë fushate jashtë çdo kriteri ka shkaktuar indinjatën e qytetarëve të Sarandës, një qytet që për hir të së vërtetës vazhdon të shkatërrohet me vetëdije të plotë nga ndërtimet e paligjshme edhe pse duhet të ruhej si një pikat më të frekuentuara turistike bregdetare të Shqipërisë. Banorët e Sarandës janë shprehur se ditën e nesërme do të ngrejnë një padi ndaj firmës ndëtuese dhe Bashkisë Sarandë me qëllim parandalimin e një tjetër objekti shumëkatësh në qytetin e tyre.