Lëkundjet e tërmetit të mëngjesit të sotëm në Itali fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima apo të lënduar, por mjaft dëme materiale.
Sipas mediave italiane zonat më të prekura ishin ato rreth Firences dhe sidomos në Mugello ku ishte edhe epiqendra e tërmetit i cili ishte me magnitudë 4.5 sipas shkallës rihter dhe ra në orën 04:37.
Si pasojë e tërmetit janë dëmtuar disa objekte fetare ne vende si në Mugello, San Piero.
Në fotot e publikuara nga mediat e italiane shihen muret e çara dhe suva të rëna në tokë nga godinat.
Pas tërmetit shumë persona dolën në rrugë dhe shkollat në disa prej vendeve u mbyllën për disa orë./Opinion.al/