“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka patur stacion ndalimi kryeqytetin.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për të parë mjetet ushtarake dhe kanë takuar ushtarakët e huaj e ata shqiptarë të cilët ishin të pranishëm.
Ndërkoheë që bëhet me dije se ditën e nesërme do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët.
Kujtojmë se “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është mikpritësja e saj./Opinion.al