Seanca plenare po zhvillohet me debate mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e PD kanë kërkuar që të nxirret jashtë Garda e Republikës.
Teksa deputeti Dashnor Sula tundte prangat në Kuvend, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali i kërkon deputetit të PD që të ulet dhe të vazhdojnë normalisht punimet.
“Zoti Sula uluni, Garda nuk është aty dhe nuk pengon. E keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë. Ju lutem uluni”, tha Spiropali.