Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19 dhe stuhisë “Alex”, të rinjtë britanik nuk i kanë ndaluar festat e përjavshme.
Shumë të rinj, u panë në rrugët e Newcastle, Manchester dhe Leeds, duke pritur në radhë për të frekuentuar klubet e natës.
Të rinjtë në Britani prej kohësh i kanë injoruar protokollet e qeverisë anti-COVID. Ndërkohë, autoritetet kanë urdhëruar që lokalet e baret të mbyllen në orën 22:00, por në shumë biznese ku urdhër nuk është zbatuar.
Ndërsa një gjë e tillë u pa dhe gjatë muajve të verës, ku plazhet dhe parqet ishin të mbipopulluara nga prania e njerëzve pavarësisht thirrjeve të autoriteteve shëndetësore./ Opinion.al