Është hedhur në pishinën e hotelit, por ka humbur jetën pak më vonë, sepse ka përplasur kokën. Është kjo drama e një shqiptari, që humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Lido Savio, në Ravenna. Mediat italiane thonë se ai është 40-vjeçari Edmond Vistaraj, i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Incidenti ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës në hoteli “Koko”. Sipas informacioneve të para shqiptar ndodhej aty me miqtë për të festuar kur është hedhur në ujë. Pak më pas është parë në pishinë pa ndjenjë. Edhe ndërhyrja e ndihmës së shpejtë për ta reanimuar nuk ka arritur ta kthejë në jetë./Opinion.al