Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Cikalleshi: Balaj na jep fitoren sot

2016/11/12 at 7:42 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Foto/ Cikalleshi: Balaj na jep fitoren sot

Ka qenë një ndër të preferuarit dhe të përzgjedhurit e De Biazit gjatë fushatës kualifikuese të Europianit “Francë 2016”, por Izraeli është ndeshja e parë që do ta ndjekë i paftuar nga italiani. Sokol Cikalleshi, në një intervistë për “Panorama Sport”, rrëfen situatën që po kalon dhe tregon planet e merkatos që ka bërë ekipi turk rreth tij.


Sulmuesi ka besim të plotë te Bekim Balaj dhe gjithashtu ka edhe një përgjigje për objektivat e Shqipërisë në këtë fazë kualifikuese. Cikalleshi tregon se si e ka pritur faktin që nuk ka marrë një ftesë nga De Biazi dhe rrëfen bisedën me teknikun dhe stafin e Kombëtares gjatë kësaj periudhe.

Cikalleshi stervitet me Istanbulin

Prej javësh nuk po luani dhe nuk po grumbulloheni. Pse ndodh kjo gjë?

Ekipi im është ndër më të mirët në Turqi. Për momentin, është në vendin e parë dhe kjo do të thotë shumë. Unë nuk po luaj për shkak se sulmuesit e tjerë kanë shënuar gola dhe kanë bërë paraqitje të mira. Tashmë, më duhet që të qëndroj në pritje. Kjo është më se normale në një ekip të mirë dhe shumë shpejt e gjen veten si brenda, ashtu edhe jashtë. Unë kam besim që do të rikthehem shumë shpejt. Këtë periudhë po punoj dhe them që do të jem gati për të rigjetur formacionin dhe golat.

A keni biseduar me drejtuesit e klubit për këtë situatë? Çfarë zgjidhje do të ketë?

Po, me anë të menaxherit tim. Ai ka qenë në kontakt dhe drejtuesit i kanë bërë me dije që nuk e kanë në plan të më largojnë. As unë vetë nuk e mendoj largimin. Unë po punoj fort që të rikthehem sa më i fortë dhe të jem sa më shpejt në fushë për të dhënë kontributin tim.

Janë përmendur edhe disa pista të mundshme largimi në janar. Kroacia apo edhe Rusia lakohen si kampionatet më të mundshme ku mund të zhvendoseni…

Interesime dhe oferta të ndryshme ka, si në adresë të klubit, apo edhe në adresë të menaxherit tim. Megjithatë, siç e përmenda edhe më lart, nuk e kam në plan të largohem. Ndihem shumë mirë në ekip. Dua të shoh përpara, sepse nuk kam kohë për të humbur.

Sa vlerësohet kartoni juaj në këto momente nga klubi?

Le të themi është rreth 2-3 milionë euro. E them këtë shifër nga fakti që nuk po luaj, pasi do të ishte më i lartë po të isha në fushë. Të mos harrojmë që Basaksehiri më bleu nga Kroacia për 2 milionë euro dhe sigurisht që nuk besoj se do më shesin për më pak.

Sokol-Cikalleshi

Për herë të parë nuk grumbulloheni në Kombëtare. Kush jua komunikoi këtë gjë?

Gjatë gjithë kohës, përpara zbardhjes së listës, kam qenë në kontakt me stafin e Kombëtares dhe pak a shumë e kam ditur që nuk do të isha pjesë e ekipit për këtë ndeshje. Kjo është më se normale për një lojtar që nuk po luan në ekipin e tij dhe nuk ka minuta në këmbë. Ashtu siç është normale që do të jem pjesë e Kombëtares në momentin që do të luaj me ekipin.

Çfarë menduat në momentin që mësuat se nuk do të jeni pjesë e ekipit? Si u ndiet?

E prita me shumë qetësi, pasi e di që kështu është futbolli: me ulje-ngritje. Nuk ka kohë për të humbur dhe unë atë po bëj: dua të rikthehem akoma edhe më i fortë për të ndihmuar në fillim ekipin dhe po ashtu edhe Kombëtaren në të ardhmen. Nuk jam zhgënjyer aspak për këtë.

De Biazi deklaroi se ka më shumë besim sesa ju për veten tuaj…

Të kesh besimin e trajnerit edhe në momente të vështira, kjo do të thotë shumë dhe është mjaft e rëndësishme. Në momentet që kam folur me të, e kuptoj që për një trajner është shumë e rëndësishme që lojtarët e tij të luajnë rregullisht. Ai më ka sugjeruar gjithmonë që të gjej një zgjidhje për të luajtur. Cilado qoftë ajo që do të jetë më e mira për mua që të rikthehem sa më shpejt në fushë.

Po diskutohet shumë për masat e sigurisë, duke e kaluar deri diku në hije ndeshjen. I druheni kësaj?

Jam i bindur që në Shqipëri masat janë gjithmonë nga më të mirat dhe siguria do të jetë e lartë. Megjithatë, e rëndësishme është që të kemi kujdes ndaj Izraelit, sepse ka një ekip mjaft të mirë. Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë…

Me mungesën tuaj dhe duke qenë se Sadiku nuk është rikthyer ende në 100% të formës, Balaj ka detyrën të udhëheqë skuadrën. Keni biseduar me të?

Këto ditë nuk kam folur, por më parë jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Uroj shumë që Balaj të shënojë dhe të dërgojë ekipin drejt fitores. Kjo ndeshje është sa e vështirë, aq edhe e rëndësishme e në këtë mënyrë nga sulmi pritet shumë. Uroj dhe besoj që do të udhëheqë ekipin drejt fitores.

Berisha dhe Hysaj, në konferencat për shtyp që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve në grumbullim, kanë deklaruar se objektivi ynë është vendi i dytë. Po për ju personalisht?

Duke parë ecurinë e Kombëtares së fundmi, pas Europianit, normalisht që objektiv është të shkojmë në Rusi. Megjithatë, kjo nuk është aspak e lehtë duke parë që në grup kemi ekipe si Spanja dhe Italia. Momentalisht jemi në mes të rrugës dhe duhet të luftojmë për të marrë maksimumin në çdo ndeshje.

Vërtet mund të ndodhë ndonjë një mrekulli e tillë?

Është shpejt për të dalë në konkluzione, por të bëjmë më të mirën dhe në fund të shohim çfarë do të ndodhë.

Si përballje me një rival direkt, sa shanse mendoni se ka Shqipëria për të marrë maksimumin?

Shanset janë mjaft të mëdha dhe ne jemi favoritë në këtë përballje. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë që Izraeli ka ekip mjaft të mirë. Një skuadër e vështirë për t’u mundur, për shkak se ka individualitete cilësore.

Mund të bëni një parashikim për këtë ndeshje?

Nuk më pëlqen të bëj parashikime, por uroj shumë që të fitojë Shqipëria. Për ne dhe objektivin për të shkuar në Rusi, kjo ndeshje është ndër më të rëndësishmet.

Po për shënuesin, do të bëni një provë?

Bekim Balaj. Fitojmë me gol të tij.

/panoramasport



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Fitorja e Donald Trump, këto ishin reagimet e liderëve botërorë

Trump: Nuk do ta marr rrogën e Presidentit

Video/ Nëna dëbon djalin se votoi për Trampin

Video/ Nëna dëbon djalin se votoi për Trampin

Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria

Sfida ndaj Izraelit, 5 arsye pse fiton Shqipëria
















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com