Këngëtarja e njohur e R&B-së, Ciara ka vendosur që në ditën e saj të lindjes të bëjë publik një lajm shumë të gëzueshëm për të dhe bashkëshortin e saj, Russell Wilson. Çifti përmes një fotoje në Instagram kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërkohë që për Ciarën ky do të jetë fëmija i dytë, pasi ajo ka edhe një tjetër nga martesa e mëparshme me reperin Future.
“Në këtë ditëlindje shumë të veçantë, kam marrë dashuri pa fund nga miqtë dhe familja. Jam e lumtur dhe shumë e entuziazmuar se më në fund kam pranuar dhuratën më të madhe që Zoti mund të na ofrojë”, ka shkruar Ciara në Instagram.