Festa e republikës së Italisë, e cila u kremtua edhe në kryqytetin francez, bashkoi artistë e ambasadorë të vendeve të ndryshme.
Ulpiana Lama, e cila aktualisht punon në ambasadën e Kosovës në Paris ka postuar disa foto të shkrepura gjatë festës me tematikë italiane.
Në to bie në sy pjesëmarrja e ikonës së bukurisë, Monica Bellucci, e cilësuar si një nga yjet botërore të kinemasë e cila pozon krah Ornela Vorpsit, shkrimtares së njohur shqiptaro-franceze. E pranishme ishte gjithashtu dhe Blerta Zhegu, sopranoja shqiptare mjaft e njohur në Francë.
“Tematike ?? ne festen e Italise, nje vendi mik. Me gra artiste, ambassadore te jashtezakonshme te vendeve te tyre ne France.
#MonikaBellucci Ornela Vorpsi Blerta Zhegu”, shkruan Ulpiana krahas fotografive./Opinion.al