Çfarë mund ti bëjë bashkë një demokristian, një minoritar grek, një agrar dhe një “tironas puro”? Kauza. Ose protesta e 13 Majit. Ja ku janë 4 kryetarë partie të opozitës, bashkë në një tryezë modeste në zonën e ish-Bllokut, duke gjerbur kafe së bashku.
Me gjasë, kryetari i PAA, Agron Duka, kryetari i PDK, Nard Ndoka, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kryetari i LZHK, Dashamir Shehi po diskutojnë për protestën e madhe të së shtunës.